Klevis Qose është emëruar drejtori i ri i Përgjithshëm i Bugjeve, pas dorëheqjes së Admir Abrijas.
Mësohet se Qose do prezantohet rreth orës 15:00 nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Prej disa muajsh ai mbante detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Provës.
Qose në vitin 2021 ka mbajtur edhe postin e kreut të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve, pas lirimit nga detyra të ish-drejtorit të përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ervin Hoxha.
Kujtojmë se Hoxha u lirua nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.
Ky emërim i Qoses në krye të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, erdhi pas dorëheqjes së Admir Abrijas, i cili mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve prej dhjetorit të vitit 2021.
Ai u zgjodh në këtë post të rëndësishëm me propozim të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja pas lirimit nga detyra të Agim Ismailit.