MENU
klinika

Emëron në Vlorë Vangjel Tavon

Rama ndryshime në rang prefektësh, shkarkon Rajmonda Balilajn pas akuzave të SPAK

13.03.2024 - 19:18

Kryeministrit Edi Rama duket se një tjetër zyrtar i ka ngrënë dardha pas shpine. SPAK mori nën hetim pak ditë më parë Rajmonda Balilajn, pasi u zbulua se ka abuzuar kur ishte kryebashkiake e Roskovecit. Ajo aktualisht mbante detyrën e prefektes së Fierit, por Rama e ka shkarkuar sot.

Ndërkohë një zhvillim surprizë është se Rama ka afruar Vangjel Tavon, ish-deputetin e LSI. Ai është emëruar prefekt në Vlorë.

“Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë. Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.