Të tjera detajë janë zbardhur nga grabitja e argjendarisë në ‘rrugën e Dibrës’ në Tiranë, ku autori dyshohet se ka marrë një shumë prej 10 milinë lekë.
Nga kamerat e sigurisë është zbuluar në se grabitja ka marrë pjesë vetëm një person, i cili dyshohet se ka hipur nga tarraca e biznesit dhe më pas është futur brenda.
Grabitja u zbulua mëngjesin e sotëm kur pronarja hapi biznesin dhe njoftoi policinë.
Sipas uniformave blu, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases me iniciale S. K.
“Më datë 14.03.2024, në Rrugën e Dibrës, gjatë natës, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases S. K. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”, raporton policia.