MENU
klinika

Lejuan ndërtimin e hotelit 7-katësh në bregdet

Sarandë/ Policia iu vë prangat 8 zyrtarëve, 3 të tjerë në kërkim

14.03.2024 - 12:41

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 11 urdhër arreste ndaj 11 zyrtarëve që lejuan ndërtimin e një hoteli 7 katësh në bregdetin e Sarandës dhe më pas e legalizuan.

Në pranga janë vendosur 8 prej zyratëve të akuzuar, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Zyrtarët e arrestuar:

E.S – Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë;

E.L – Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë;

I. P – Specialiste ne Drejtorine vendore të Ashk Sarandë;

V.Q – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

T.S – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

O.D – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

D.B – Specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë; dhe

M.S – Specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë

Të 11 të pandehurit janë nën hetim për veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “shpërdorim i detyrës”.

Hoteli 7-katësh rezulton në pronësi të ish-drejtorit të ALUIZNI-t, Mariel Murati, i cili kishte blerë godinën ekzistuese. Ai kishte marrë leje për rikonstruksion, por e rindërtoi nga fillimi, duke shtuar edhe kate shtesë.

Njoftimi i prokurorisë:

Lejuan ndërtimin e një objekti 7-katësh pranë vijës bregdetare, Prokuroria Sarandë kërkon arrestimin e 11 zyrtarëve

Tetë persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, pasi në kundërshtim me ligjin lejuan ndërtimin e një objekti 7-katësh, hotel, pranë vijës bregdetare në qytetin e Sarandës dhe proceduan me legalizimin tij. Ndërkohë që tre persona të tjerë janë ende në kërkim.

Të 11 të pandehurit, pjesë e procedimit penal nr.37 të vitit 2024, janë nën hetim për veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 186, 199/a/4 dhe 248 të Kodit Penal.

Pas administrimit të provave në funksion të këtij procedimi penal, nga prokurori është urdhëruar ndalimi i 11 shtetasve me detyra dhe funksione te ndryshme shtetërore prej të cilëve është bërë i mundur ekzekutimi i ndalimit të 8 prej tyre të identifikuar si më poshtë;

E.S – Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë;

E.L – Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë;

I. P – Specialiste ne Drejtorine vendore të Ashk Sarandë;

V.Q – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

T.S – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

O.D – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

D.B – Specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë; dhe

M.S – Specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë

Nga policia gjyqësore vijon kërkimi për ndalimin edhe të tre shtetasve të tjerë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, po vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe marrjen në përgjegjësi penale edhe të personave të tjerë të përfshirë në veprime të paligjshme dhe shkelje ligjore në ushtrim të detyrave shtetërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mbi 44 mijë bimë narkotike të asgjësuara"

Policia e Shtetit bën bilancin e qershorit


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë