MENU
klinika

Media gjermane, artikull pas vendimit për çështjen e pronave të Manastirit të Deçanit

“Pritet t’i hapë rrugë Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”

14.03.2024 - 14:56

Gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, FAZ ka publikuar një artikull rreth vendimit të fundit për çështjen e pronave të Manastirit të Deçanit. FAZ shkruan se në një konflikt që zgjati prej më shumë se një dekade për pronën e një manastiri ortodoks serb në Kosovë, Qeveria e Kosovës ka ndërhyrë në favor të murgjeve.

Në qendër të këtij konflikti ishin 24 hektarë pyll dhe tokë bujqësore në afërsi të Manastirit të Deçanit në Kosovën perëndimore. Tokat i takonin Manastirit sipas disa vendimeve të gjykatave të larta të drejtësisë kosovare. Por, megjithëse Gjykata Supreme (2009) dhe Gjykata Kushtetuese (2016) kishin konfirmuar pretendimin e Manastirit për tokën, Zyra e Kadastrës nuk pranoi të bënte regjistrimet e tokës në favor të kishës për arsye politike, shkruan e përditshmja gjermane.

Sipas FAZ, mospërfillja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese gjatë këtyre viteve ka penguar shanset e suksesit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, të cilin e kishte dorëzuar në maj të vitit 2022, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njoftoi Këshillin e Evropës se Zyra e Kadastrës, me udhëzim të qeverisë, kishte bërë regjistrimet e tokës në favor të manastirit. FAZ shkruan se në të njëjtën kohë, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strasburg i dërgoi Këshillit të Evropës një kopje të certifikatave të reja të kadastrit.

Pritet që Asambleja Parlamentare i Këshillit të Evropës të votojë tani për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nëse kjo ndodh, Komiteti Ministrave i Këshillit të Evropës mund të marrë vendimin përfundimtar për pranimin.

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të qartë të mërkurën se pa ndërhyrjen në emër të manastirit do të ishte bllokuar rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Edhe pse ai ende e konsideron vendimin e Gjykatës Kushtetuese si “të çuditshëm dhe të pajustifikuar”, nuk ka se si ta pranojë atë, aq më tepër që anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte një “fitore historike” për Kosovën. Rruga atje mund të shtrohet në tre muajt e ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Toka rreth Manastirit të Deçanit, kusht i BE?

Pse Kosova refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese?

I hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kurti kërkon t’i njihet e drejta e pronës për 24 hektarë tokë