MENU
klinika

Shtojini në dietën tuaj!

Ekspertët të tregojnë ç’të hash që të flesh mirë

14.03.2024 - 19:01

Sekreti i gjumit të mirë mund të jetë duke u fshehur te mënyra sesi ha. Nëse po vuan për të fjetur rehat dhe me rregull siç do, mbase duhet të bësh kujdes në kuzhinë. Specialistët thonë se ushqimi i mirë është po aq i rëndësishëm sa të fikurit telefonin për të fjetur në orar.

E para këshillë që nutricionsitët japin është përdorimi i përditshëm i magnezit, i cili ulet në nivele prej stresit dhe ushtrimeve fizike. Shtoje në dietë duke përfshirë perimet me ngjyrë të errët, farat dhe frutat e thata.

Rritja e tryptophan-it është një tjetër mënyrë e vërtetuar për të ulur kohëzgjatjen që të duhet për të fjetur. Mirë është të merret para gjumit. Ushqimet që e kanë janë tofu, bananet, bulmeti, drithrat etj.

Të marrësh më shumë melatonin gjithashtu besohet se ndihmon në balancimin e gjumit. Kjo substancë është e lidhur drejtpërdrejt me gjumin ndaj është faktor kryesor pse ti po fle ose jo në kohë. Një mënyrë si mund ta marrësh është nga qershitë, ose lëngu i tyre.

Omega-3 që gjendet te salmoni, sardelet, avokadot e të tjera është po ashtu e vërtetuar shkencërisht që ndihmon në përmrësimin e gjumit.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?