Policia e Fierit ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili dyshohet se kishte ndjekur dhe kërcënuar prej një viti një vajzë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin S. R., 38 vjeç, banues në Levan, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar për 1 vit, një shtetase 28 vjeçe”, njofton policia.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 56 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Madhe, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë psikologjike ndaj nipit të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.