MENU
klinika

“Zero kallëzime nga Tatimet dhe Doganat”

Shqetësimi i Altin Dumanit: Ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë gjithçka!

15.03.2024 - 13:35

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka ngritur një shqetësim sa i takon dy institucioneve të rëndësishme, siç janë Tatimet dhe Doganat.

Sipas tij, nga këto dy institucione nuk është bërë asnjë kallëzim, duke shtruar pyetjen “a ka korrupsion aty apo jo?”

Dumani shprehet se jane rreth 67 procedime qe i përkasin korrupsionit, abuzimit me prokurorimet, por thekson se “ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë çdo gjë. Çdo institucion ka bilbil-fryrës, audite, mekanizma dhe nuk referojnë”.

“Ka një rënie prej 40 për qind të kallëzimeve nga institucionet. Tatimet zero kallëzime, doganat zero. A ka apo jo korrupsion aty. Vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, patjetër Policia e Shtetit që po…, por detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin. Gjate 2023 kemi regjistruar kallëzime sa për tre vite se bashku, duke qenë të vëmendshëm ndaj raportimeve ne media, kryejmë verifikimet tona dhe nga denoncimet që bëjnë politikanë të ndryshëm në media kemi regjistruar rreth 67 procedime dhe ju përkasin korrupsionit, abuzimit me prokurorimet. Për të qenë të ndërgjegjshëm duhet të bëjmë të gjithë, por ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë çdo gjë. Çdo institucion ka bilbil-fryrës, audite, mekanizma dhe nuk referojnë”, tha kreu i SPAK, Altin Dumani.

Deklaratat e kreut te SPA, Altin Dumani janë bërë në konferencën “IDM Morning Briefing”.