MENU
klinika

Kritikat e Dumanit

Spahiu: KLSH i vetmi partner që mbështet SPAK-un

15.03.2024 - 15:14

Juristi Kreshnik Spahiu, komentoi në Euronews Albania këtë të premte, deklaratat e kreut të SPAK Altin Dumani, se Tatimet dhe Doganat nuk kanë bërë asnjë kallëzim në Prokurorinë e Posaçme.

Spahiu tha se institucionet e varura nga politika, edhe pse duhet të ishin ato që duhet të kapnin shkeljet e zyrtarëve, nuk depozitojnë asnjë kallëzim pasi janë të kapura nga sistemi.

Spahiu tha se i vetmi partner i SPAK që depoziton kallëzime është kontrolli i Lartë i Shtetit.

“Dihet botërisht në Shqipëri që i vetmi institucion i madh i pavarur është Kontrolli i Lartë i Shtetit që drejtohet nga Arben Shehu, një nga juristët dhe profesionistët më të mirë në Shqipëri. Një nga intelektualët më të pavarur në qëndrimet e tij jashtë politike. Si një institucion i fuqishëm ka gjetur partner SPAK-un. Pra KLSH është sot i vetmi partner serioz i Prokurorisë së Posaçme. Të gjitha institucionet e tjera që janë nën kontrollin e qeverisë dhe që janë të varura nga pushteti nuk dorëzojnë asnjë kallëzim. Po s’dha leje politika e kanë të pamundur. I bllokon vetë sistemi. Ata e kanë shumë të thjeshtë të kontrollojnë financat e çdo zyrtari dhe të bëjnë kallëzime në SPAK”, tha Spahiu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN