Sekretari i OMONIA-s në Himarë Marin Suli tha përmes një studio televizive, se emërimi i Vangjel Tavos si prefekt i Vlorës nuk e qetëson Greqinë, sepse ky shtet nuk është i shqetësua për se nuk ka një prefekt nga minoriteti, por nga shkelja e të drejtave kushtetuese të shtetasve shqiptarë që i përkasin minoritetit.
Duke vijuar më tej, Suli tha se Tavo tha se nuk ka lidhje me zonën dhe se sipas tij, kandidimi në Himarë është i pamundur ligjërisht.
“Vangjel Tavo është një përfaqësues i minoritetit, ka mbledhur vota dhe ka ndjekur interesat e minoritarëve në zonën e tij. Ai nuk është nga Vlora, as nga Himara, nuk ka lidhje me zonën. Ka qenë në opozitë, është njeri i respektuar dhe me opinion shumë të mirë. Më duket e çuditshme pse ka zgjedhur të kthehet në vartës të Ramës. Tavo nuk ka lidhje me Himarën dhe Vlorën, është vartës që Rama e ka emëruar në një vend që nuk ka lidhje me zonën. Ai ka mbledhur vota në Gjirokastër se nga andej është, të tjerat janë histori të Ramës që nuk ka lidhje me ne.
Nuk mendoj se emërimi, çemërimi apo vënia në detyrë e një njeriu që është nga radhët e minoritetit mund të qetësojë Greqinë. Greqia dhe mbarë opinioni ndërkombëtar nuk është i shqetësuar se nuk kemi një prefekt nga minoriteti, këto shtete janë të shqetësuara nga shkelja e shtetit të së drejtës dhe cenimi i të drejtave themelore dhe kushtetuese të shtetasve të vet që janë njëkohësisht shtetas shqiptarë dhe i përkasin minoritetit grek.
Kemi dëgjuar fjalë, më duket ligjërisht e pamundur se ai nuk është banor i Himarës, megjithëse me Ramën çdo gjë bën vaki. Nuk besoj se Rama do të vihet deri në këtë pikë në shërim, unë e njoh si njeri me integritet.”, tha Suli.