MENU
klinika

“20 për Berberin, ndërsa 20 të tjera…”

Hetimet për kreun e ARRSH, zbardhen bisedat në celularët e sekuestruar

15.03.2024 - 15:20

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e drejtorit te ARRSH, Evis Berberi, i cili u arrestua së bashku me dy biznesmenë Erivs Lamin dhe Valter Begajt.

Gazetarja Klodiana Lala në aparatet celulare janë gjetur të gjitha komunikimet me Berberin, Begajn e Brunilda Bulin.

Komunikimet janë kryer kur Berberi ishte në krye të Agjencisë se Eficencës së Energjise dhe ARRSH

Në një nga bisedat Valter Begaj i shkruan Lamit: 20 te Enis, 20 te Berberi!

Ndërkohë Ervis Lami i shkruan Brunilda Bulit: Si e keni situatën me corona virusin? Më nis një foto, po bej gati dokumentet për t’u futur në tender, po bëj kontratën.

Arrestimi

Kujtojmë që Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi u arrestua nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash së bashku me dy persona të tjerë me të cilët kishte pasur marrëdhënie në një shoqëri të zotëruar prej tij.

Sipas SPAK, Berberi në cilësinë e kreut të dy institucioneve shtetërore, ka kërkuar dhe përfituar shuma të konsiderueshme parash nga një shoqëri e cila ka qenë fituese e tenderave. Për të mundësuar marrjen e ryshfetit ka përdorur një mënyrë të tërthortë, ku shoqëria fituese e tenderave të institucioneve që ai drejtonte, i transferonte paratë në një shoqëri tjetër të kontrolluar prej tij.

Së bashku me Berberin janë vënë në pranga mbrëmjen e të mërkurës për të njëjtat vepra penale edhe Valter Begaj, pronari kompanisë që përfitonte tenderat dhe njëkohësisht ortak i shoqërisë së zotëruar indirekt nga ana e Berberit, si dhe Ervis Lame, administratori i shoqërisë së Berberit dhe punonjës në shoqërinë e Begajt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën shtëpinë

Kreu i ARRSH, Evis Berberi jep dorëheqjen nga drejtoria e Rrugëve!

Evis Berberi u arrestua pasi Vetting zbuloi “gropat e korrupsionit të ARRSH”

Çfarë gjetën agjentët e SPAK dhe BKH pasi ‘bastisën’ shtëpinë e drejtorit të ‘Rrugëve’


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin