MENU
klinika

“Ekzekutorët i hynë drejt e në shtëpi”

Detaje nga vrasja e Gentjan Bejtjas, në banesë ka qenë edhe bashkëshortja

15.03.2024 - 19:59

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi me breshëri kallashnikovi të ish-policit të burgjeve, Gentjan Bejtja në oborrin e banesës së tij, ditën e sotme.

Sipas burimeve, vrasja është kryer nga dy persona të cilët mësohet se i kanë hyrë drejt e në shtëpi, dhe më pas e kanë vrarë me breshëri kallashnikovi.

Po ashtu, bëhet me dije se në banesë ka qenë prezente edhe bashkëshortja e Gentjan Bejtjas.

Ndër të tjera, raportohet se është gjetur një makinë e djegur pranë vendit ku dyshohet se është ekzekutuar Bejtja.

Lidhur me ngjarjen ka regaur edhe policia.

“Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.