tretching’ në mëngjes, të bën të ndihesh më i freskët, përmirëson fleksibilitetin në kyçe dhe stimulon shqisat. Nuk është e nevojshme të jeni në gjendjen më të mirë fizike ose të keni aftësi të veçanta atletike. Teknikat e ‘stretching’ aplikohen njësoj për të gjithë. Metodat janë të thjeshta dhe aplikohen në përputhshmëri me diferencat individuale në tension dhe fleksibilitet.
‘Stretching’ rrit qarkullimin e gjakut jo vetëm në muskuj, por edhe në tru duke parandaluar gjendjen e gjumit dhe të lodhjes pasdite. Relakson muskujt dhe bën më fleksibel fibrat e tyre, duke parandaluar dëmtimet e tyre. Të parapërgatit për stërvitjen, sidomos nëse stërvitesh rregullisht. Përmirëson performancën e përgjithshme dhe të bë të ndihesh mirë.
Për të kryer ‘stretching’ ka një mënyrë të duhur dhe një të gabuar. Mënyra e duhur është një ‘stretching’ i relaksuar me vëmendjen e fokusuar te muskujt që do tendosen. Mënyra e gabuar është kërcimi lart e poshtë ose tendosja deri në pikën e dhimbjes. Kur filloni një shtrirje (stretch), harxhoni 10-30 sekonda në tërheqje të lehtë deri në pikën që ndjeni një tension jo të mprehtë dhe relaksohuni pas lëshimit. Ndjenja e tensionit duhet të largohet në momentin që ju jeni duke ruajtur pozicionin e tërhequr.