MENU
klinika

Dinamika e vrasjes në Fushë-Krujë

Gentian Bejtja u qëllua me 30 plumba në fytyrë dhe trup

16.03.2024 - 11:30

Informatori ka qëndruar ditë natë pranë shtëpisë së Gentian Bejtjas, për të monitoruar lëvizjet e tij.

Gentian Bejtja u ekzekutua pasditen e djeshme në hyrje të banesës së tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Ish-polici i kishte shpëtuar tre herë atentateve, por teksa shkoi dje në banesë ku ishte vetëm nëna e tij, armiqtë mesa duket e kishin mbajtur nën vëzhgim. Dyshohet se në këtë atentat kanë qenë 4 persona të maskuar.

Autorët e qëlluan me 30 plumba nga një distancë e afërt, në mënyrë që të siguroheshin që këtë herë nuk do mbetej më i gjallë. Pjesa më e madhe e plumbave e ka kapur në fytyrë dhe në trup.

Për këtë ngjarje është shoqëruara në polici, Valter Bami. Ky i fundit është arrestuar për atentatin ndaj Bejtjas në 4 korrik të 2023. Kur u arrestuar në atë kohë, atij iu gjetën gjurmë baruti në dorë. Më pas, me 18 janar të këtij viti, masa ndaj Bamit u ndryshua në “arrest shtëpie” pasi përfundoi periudha e hetimit për atentatin e 4 korrikut dhe nuk kishte prova të mjaftueshme që e implikonin atë.

Një ish polic, që herët ishte pjesë e botës së errët dhe me lidhje të shumta në veri të vendit, më 4 korrik 2023, Gentjan Bejtja u shpëtoi plumbave, por kunati i tij, vëllai i gruas, Ramazan Sino humbi jetën. Dy fëmijët e Bejtjas, 13 dhe 8 vjeç u plagosën. Prej asaj dite, ai kërkohej të merrej në pyetje lidhur me ngjarjen, por kishte humbur gjurmët.

Në banesë u shfaq vetëm dje, kur dhe u vra në oborrin e shtëpisë. Besohet se informatori ka qëndruar ditë natë pranë shtëpisë së tij, për muaj më rradhë. Ashtu dhe ia doli, sapo Bejtja u shfaq.

Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31-vjeçar, Klodian Stafuka në makinë me të, kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Bejtja ishte njëri nga njerëzit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se ky të rrëmbehej dhe të zhdukej në mes të Fushë-Krujës, natën 8 shkurtit 2015.

I njohur si ish-mik i Durim Bamit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 42-vjeçari Gentjan Bejtja ka qenë i dyshuar për një seri ngjarjesh jo vetëm në zonën e Fushë-Krujës. Në shtator të vitit 2016, ndaj tij u bë një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.

Më herët i u përfol që së bashku me Enver Stafukën kishin vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt 24 shkurt 2013.
Por me vendim gjykate Betja dhe Stafuka u shpallën të pafajshëm me 13 nëntor 2013, pasi u vlerësua se nuk kishte prova të mjaftueshme për dënimin e tyre për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.

Por për mungesë provash, ai u la i lirë dhe dhe në vrasjen e Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe kur qëlluan Marklen Hakën.