MENU
klinika

Punoi 4 vite me të si zv/president

Mike Pence “tradhton” mikun e tij: Nuk do të mbështes Donald Trump në këtë fushatë

16.03.2024 - 11:47

Përpara zgjedhjeve të vitit 2024 në SHBA, ish-zëvendëspresidenti Mike Pence ka njoftuar se nuk do të mbështesë Donald Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk duhet të jetë befasi që unë nuk do të mbështes Donald Trump këtë vit. Donald Trump po ndjek dhe artikulon një axhendë që është në kundërshtim me axhendën konservatore që kemi qeverisur gjatë katër viteve tona, dhe kjo është arsyeja pse unë nuk mund ta mbështes me ndërgjegje të mirë Donald Trump në këtë fushatë”, tha Pence për ish-kandidatin e tij gjatë një interviste për Fox News këtë pasdite.

Kujtojmë se Mike Pence shërbeu si Zv/president i SHBA-ve në qeverisjen 4-vjeçare të Donald Trumpit. Por mesa duket pavarësisht kësaj, miqësia mes dyre duket se është prishur.