MENU
klinika

“Kundërshtari ynë, i dërmuar”

Rama në Asamblenë e PS: U tejkaluan objektivat për anëtarësimet e reja!

17.03.2024 - 12:26

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para Asamblesë së PS që u mbajt në Gjirin e Lalzit foli për tejkalim të objektivave me anëtarësimet e reja.

Rama tha se dy janë objektivat e partisë, e para që të deri në qershor te bëhen 50 mijë anëtarësime, ndërsa objektivi tjetër është rishikimi i përbërjes së organizatës socialiste.

Rama tha ndër të tjera se “kundërshtari i tyre është i dërmuar politikisht”.

Edi Rama: Procesi i rienergjizimit të partisë ka prekur cdo organizatë socialiste. Dua të përgëzoj sekretarin e përgjithshëm, Blendi Klosi, që futi mekanizmin dixhital te informimit dhe frymën mes qarqeve për të tejkaluar objektivat e anëtarësimeve. Sot numërojmë 29 mijë e 225 anëtarësime të reja. Kjo shifër është domethënëse për të gjithë, për të parë potencialin e madh të rritjes së forcës tonë politike. Le të mos ndalemi këtu, por të vendosim dy objektiva të reja. 50 mijë anëtarë të rinj deri në kongresin e qershorit të këtij viti. Të gjithë e keni parë se sa shumë gatishmëri dhe me sa shumë lehtësi janë tejkaluar objektivat. Kjo për një arsye, nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë tek ne, por kemi shkuar ne tek ata. E dyta rishikimin e përbërjes të cdo organizatë. Burra e gra të cdo moshe, sa me e përfaqësuar zona në përbërje të organizatës aq më e fortë do jetë lidhja e PS me atë zonë.