MENU
klinika

‘Carmina burana’ opera e balet në një shfaqje

Marrëdhënia burrë-grua nga dorëshkrimi benediktin te muzika e fuqishme

17.03.2024 - 16:20

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ngjit në skenë një opera- balet me koreografi e skenografi të Youri Vamos. “Carmina Burana”, shfaqja me muzikë të kompozitorit gjerman Carl Off, sjell një dialog mes një burri dhe një gruaje, të tërhequr nga njëri-tjetri dhe në kërkim të vazhdueshëm. Erotizmi, dhuna, gënjeshtra do të ndiqen nga dashuria.

“Koncepti i koreografisë ndërtohet mbi poezitë, sensualitetin, dhe mistikën. Kompozitori i ka kthyer poezitë në muzikë. Kjo pjesë i bën lëvizjet e stilit modern e kontemporan pjesë të një baleti klasik, për të krijuar një narrativë në skenë dhe për të sjellë edhe marrëdhënien e një burri me një grua. Shoh që ka energji të re te balerinët ndërsa koreografia bashkon muzikën, jetën dhe kërcimin në skenë edhe përmes një loje dritash”, – tha Carlos Montalvan, Baletmaester

Solistët, Orkestra Simfonike, Trupa e Baletit, Kori i TKOB-së, Kori i Zërave të Bardhë dhe Formacioni Vokal i Forcave të Armatosura janë pjesë e shfaqjes që bën bashkë në skenë njëkohësisht mbi 200 artistë në dytë ditë.

“Një vepër e bukur se ka balet, kor, orkestër dhe vepër e madhe dhe angazhimin i gjithë artistëve dhe ka emocion të jashtëzakonshëm. risia më e bukur janë solistët e rinj dhe perfomanca do të jetë e jashtëzakonshme”, tha Adela Muccollari.

Vepra zuri fill kur kompozitori gjerman Off, nxitur nga dorëshkrim i rëndësishëm të shekullit të trembëdhjetë, të gjetur në një manastir benediktin në Bavari shkroi muzikën e njohur të “Carmina Buranës”. Në një anë thirrja “O fortuna”, ndaj perëndeshës së fatit përmes potencës muzikore e në tjetrën, elementët e koreografisë, pantomimës dhe oratorios e bëjnë veprën ndër më të veçantat.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët