Aktivitetet e shumta artistike e kulturore e kthyen qytetin e gurtë të Gjirokastrës për dy ditë me radhe, në epiqendër të festimeve për qytetarët, por edhe vizitorët vendas dhe turistët e huaj që kishin e zgjedhur si destinacion të fundjavës.
Festimet e organizuara nga Bashkia Gjirokastër jo vetëm për ndërrimin e stinëve në Ditën e Verës, por si një festë për të mirëpritur një tjetër sezon turistik ishin të mbushura me performanca artistike, vente të ndryshme kulturore, ekspozita, punime artizanale dhe panaire me produktet karakteristike të zonës.
Aktivitetet festive kulmuan me ngjyrat e Karnavaleve, lajmëtareve të pranverës ku rrugicat e qytetit jehuan nga pjesëmarrja e nxënësve të shkollave, qytetarët gjirokastritë dhe turistët e shumtë.
Fëmijët parakaluan në pazarin karakteristik me madhështi me kostumet e tyre shumëngjyrëshe duke sjellë një atmosferë fantastike që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Në paradën e Karnavaleve që u organizua për të katërtin vit, morën pjesë edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, deputetja Mirela Kumbaro dhe konsulli grek Dimitrios Sacharidis.
Festa e nisur më 14 mars në Ditën e Verës u mbyll me koncertin artistik mbrëmjen e së shtunës nga artistët Elhaida Danin, Young Zerka dhe Ardit Çunin.