MENU
klinika

Policia shoqëron edhe një femër

Elbasan/ Grabiti makinën pas konfliktit, kapet i riu

29.12.2018 - 19:28

Pas konfliktit të djeshëm në qytetin Elbasan mes shtetasve A.G dhe B.M, policia ka arritur të gjejë automjetin e grabitur.

Përveç makinës , mësohet se policia ka shoqëruar në polici edhe shtetasin e dyshuar së bashku me një femër, e cila u ka bërë presion familjarëve të shtetasit A.G të tërheqin kallëzimin.

“Dje rreth orës 17:00 në lagjen “Haxhias” pas një konflikti të ndodhur midis shtetasit A.G., dhe B.M., (të njohur mes tyre, banues në Elbasan), ky i fundit e ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin dhe është larguar.


Pas kallëzimit, në lidhje me këtë ngjarje janë kryer të gjitha veprimet hetimore. Policia ka gjetur mjetin, ka shoqeruar shtetasin e dyshuar, bashkë me një femer.

Kjo e fundit dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të të dëmtuarit, për të tërhequr kallzimin. Për arsye hetimore nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj ngjarje”, sqaron policia.

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan