MENU
klinika

Alarmante!

OBSH: 1 në 3 persona preken nga probleme neurologjike

18.03.2024 - 08:06

Sipas OBSH-së, 1 në 3 persona në të gjithë botën preken nga probleme neurologjike, të cilat sjellin edhe shkakun kryesor të sëmundjeve dhe paaftësisë. Studimi i ri i publikuar në “The Lancet Neurology” ka dhënë faktet se gjatë vitit 2021, mbi 3 miliardë njerëz në botë vuajnë nga një problem neurologjik.

Të dhënat e studimit thonë se numri i këtyre problemeve është rritur me 18%, krahasuar me vitin 1990.

Cilat janë 10 problemet kryesore neurologjike?

Goditja në tru
Migrena
Demenca
Neuropatia diabetike
Meningjiti
Encefalopatia neurologjike
Epilepsia
Çrregullimi i spektrit të autizimit
Komplikime neurologjike si pasojë e lindjes së parakohshme
Problematika në sistemin nervor

Burrat apo gratë; cilët preken më shumë nga problemet neurologjike?

Zakonisht, problemet neurologjike kanë shkaktuar më shumë paaftësi te burrat, në krahasim me gratë, por në disa sëmundje si: migrena, komplikimet si pasojë e lindjes së parakohshme dhe demenca kanë prekur më shumë gratë.

Pse është rritur kaq shumë numri, krahasuar me vitin 1990?

Që prej vitit 1990, nurmri i individëve që jetojnë apo vdesin nga sëmundjet neurologjike është rritur, si pasojë e ndryshimeve demografike. Neuropatia diabetike është gjendja që është rritur më tepër. Kjo rritje, sipas ekspertëve është në përputhje me rritjen e shifrave të diabetit.

Gjithashtu, një tjetër shkak është edhe pandemia Covid-19, e cila solli ndërlikime neurologjike, të cilat nuk ekzistonin më parë dhe në ditët e sotme përbëjnë rreth 23 milionë raste.

Si mund të shmangen?

Studiuesit thonë se eliminimi i faktorëve të tillë si presioni i lartë i gjakut dhe ndotja e ajrit mund të parandalojnë deri në 84% rrezikun e goditjeve në tru.

Ulja e niveleve të larta të glukozës plazmatike mund të zvogëlojë rrezikun nga dimenca me 14,6%.

Eliminimi i duhanit, i cili kontribuon në rrezikun e goditjes në tru, sklerozës së shumëfishtë dhe demencës.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?