29.12.2018 - 19:52
Një trup i pajetë është gjetur në një tunel në Bulqizë.
Mësohet se kufoma është gjetur nga banorët në një tunel në fshatin Gjuras.
Bëhet e ditur se viktima është shtetasi Artur Lleshi 35 vjeç. Ai është identifikuar përmes kartës së identitetit që kishte me vete.
Mësohet se Lleshaj ishte larguar nga banesa e tij që në muajin korrik.
Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.