MENU
klinika

“Nëse kapet, do të ishte ngjarje e madhe”

Karamuço bën deklaratën e fortë për vendndodhjen e “krahut e djathtë” të Ervis Martinajt

18.03.2024 - 19:27

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço i ftuar në një emision televiziv foli për kërkimet që RENEA kreu ditë më parë për kapjen e Eljon Hatos, krahut të djathtë të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Lidhur me makinën e blinduar që u gjet në Sauk ku po kryheshin kontrolle për Eljon Haton, profesori tha se policia duhet të jetë më serioze në deklaratat që bën, duke deklaruar se krahu i djathtë i Ervis Martinajt, nuk ndodhet fare në Shqipëri.

“Makina është e një personi që ndodhet në paraburgim (Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt), në përdorim e ka një person tjetër që mendohet se mund të fusë në makinë këtë person (Eljon Haton) i cili nga burime që kam unë, nuk është në Shqipëri. Nuk e di se pse bëhen alibi se mund të jetë këtu apo aty, policia duhet të jetë shumë serioze në deklaratat që jep. Nga ajo që ne marrim informacion, personazhi është jashtë territorit të Shqipërisë dhe do ishte ngjarje e madhe nëse do kapej për shumë arsye, mbase edhe për të zbardhur ngjarje të tjera që mund të kenë ndodhur, mbase edhe fatin e Martinajt”- tha Karamuço.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edhe 8 ditë nga përfundimi i ultimatumit të Ramës

A do të japë policia një përgjigje lidhur me fatin e Ervis Martinajt?

"Nuk ka asnjë transparencë nga autoritetet, fshihen provat"

“Policia e Shtetit, e implikuar”/ Lubonja për aksionin në shtëpinë e Ervis Martinajt