MENU
klinika

Rëndohet bilanci i aksidentit

Itali, shkon në 3 numri i shqiptarëve që humbën jetën

18.03.2024 - 22:37

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Itali ku humbën jetën shqiptarët Marian Kola, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27 vjeç, si dhe u plagos 28-vjeçari Enrik Nikolla.

Mediat italiane raportojnë se 300 metra nga vendi ku u përplas makina tip BMË dhe më pas mori flakë është gjendur edhe trupi i pajetë i një personi të tjetër. Ai është një shqiptar 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ka qenë e dashura e shqiptarit, e cila ka denoncuar në polici se nuk kishte asnjë informacion për partnerin e saj, i cili ka qenë në shoqërinë e viktimave të aksidentit.