MENU
klinika

"Do të negociojmë pjesëmarrjen e shtetit në atë investim"

Resortet e Kushner në Sazan? Rama: Projekti ende në fazën e shqyrtimit!

19.03.2024 - 11:25

Një ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm ku do të negociohet dhe pjesëmarrja e shtetit shqiptar në këtë investim” Kështu e cilësoi kryeministri Edi Rama projektin e dhëndrit të ish presidentit të SHBA-së, Donald Trump për resortet në Sazan

Rama thotë se momentalisht projekti është propozim dhe do të kalojë të gjitha hallkat e shqyrtimit të tij. Gjithashtu sqaroi se propozimi ka ardhur në Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA )

Pse nuk shpallët tender ndërkombëtar por zgjodhët persona me lidhje politike?

“Ne nuk zgjedhim persona por në bazë të  legjislacionit shqiptar i referohemi ofertave dhe propozimeve që na bëhen.

Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është ambicie e kahershme. Për hir së vërtetës e kanë pasur dhe qeveritë dhe paardhasësit e mi por nuk është bërë ende realitet” tha Rama

Deklaratat u bënë pas takimit që Rama pati në selinë e PS-së me drejtuesit politikë të qarqeve. Takim nisi rreth orës 09:00 dhe zgjati 1 orë. Mbledhja  ishte në kuadër të punës për rienergjizimin e Partisë Socialiste.