MENU
klinika

Dy shqiptaret

Bleona dhe Rita, në “listën e zezë” të “Blick”

29.12.2018 - 21:42

Bleona është bërë shpesh pjesë e mediave rozë më në zë për veshjen e saj, në disa raste edhe duke u kritikuar. Por e kundërta ka ndodhur për Rita Orën, e cila është vlerësuar në pjesën më të madhe të rasteve për zgjedhjen e veshjeve të saj.

Por pavarësisht këtyre, dy këngëtaret shqiptare kanë përfunduar në listën e zezë të krijuar nga prestigjiozja zvicerane “Blick”. Bëhet fjalë për listën e personave VIP të veshur më keq gjatë vitit 2018.

Bleona Qerreti është cilësuar si e veshura më keq për shkak të shfaqjes së saj me një rrjetë në ceremoninë e çmimeve Oskar, e ndërsa Rita Ora është e përmendur dy herë.

Rasti i parë është në muajin gusht në Londër, gjatë “GQ Men of the Year Awards 2018” dhe i dyti në “MTV Video Music Awards” në Nju Jork, po në muajin gusht.