Nënkryetari i PD së Rithemelimit dhe deputeti Agron Gjekmarkaj nga një takim me demokratët në Burrel u shpreh se kjo forcë politike është në lëvizje dhe do të ndalet vetëm në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.
Gjekmarkaj u shpreh se janë përballë një regjimi në një betëjë pa kthim dhe pa kompromis.
Ai u shpreh se nuk duhet të kenë frikë, ndërsa theksoi se “në çdo vend ku një qeveri është e korruptuar dhe punon kundër popullit të vet ikën qeveria dhe nuk ikën populli”.
“PD është vënë në lëvizje, është vënë në ecje dhe do të ndalet vetëm tek fitorja në zgjedhjet e ardhshme, Bashkimi i saj ka ngjallur shpresë dhe energji.
Ne jemi përballë një regjimi dhe jemi në një betejë pa kthim dhe pa kompromis. Në çdo vend ku një qeveri është e korruptuar, punon kundër popullit të vet ikën qeveria dhe nuk ikën populli.
Kjo qeveri po tenton të dëbojë qytetarët për të mos i lënë në Shqipëri që të mbretërojë vetë. Ne kemi mundësi ta ndalim këtë.
Ne besojmë që duke u bashkuar qytet më qytet, fshat më fshat, derë më derë duke folur me njerëz, mendojmë se Rama mundet
Ne nuk ka arsye të kemi frikë ndaj tyre. Ne nuk ka arsye të kemi frikë ndaj tyre. Ne jemi një shoqëri jo frikacake, e kemi treguar kur kemi rrëzuar komunizmin”, tha Agron Gjekmarkaj.