MENU
klinika

"Nuk është vetëm hoteleri..."

Projekti në ishullin e Sazanit/ Eksperti i njohur zbardh prapaskenat e investimit

19.03.2024 - 21:13

E ardhmja e ishullit të Sazanit dhe projekti i bërë publik nga kompania amerikane Affinity Partners, e sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, ishte tema e diskutuar sot në një emision televiziv.

Luan Dervishaj, ekspert i sektorit të turizmit, u shpreh se duhet të kuptojmë se, “a është shprehje e interesit nga një grup investitorësh të cilët kanë të bashkëngjitur një kompani hotelerie apo ka ndonjë projekt konkret”.

“Kjo duhet të shikohet në progres kur të kryhet dhe si do të zhvillohet projekti në qofse do të ketë por strukturat e specializuara duhet t’i japin përgjigjet këtyre kategorive të shqetësimeve të shfaqura”, tha ai.

Duke vlerësuar interesin e kësaj kompanie, Dervishaj theksoi se, “lajmi është që ka interes serioze nga të dyja palët për investime të nivelit të luksit”.

Por sipas tij, duhet të kombinohet pjesa e luksit dhe me masivitetin dhe duhet parë që ccfarë duhet të ofrojmë më shumë nga rajoni.

Dervishaj ka shpjeguar dhe procesin nisur nga eksperienca ndërkombëtare se si nis procesi për një investim strategjik.

“Ajo që mund të shpjegoj është se procesi për investime në turizëm në destinacione të caktuara është i tillë; kemi Strategji turizmi kemi plan kombëtar të Turzimit. Meqenëse jemi në këtë destinacion duhet të jetë ose të ishte në një Plan Kombëtar të Turizmit dhe kur ka një interes për tu zhvilluar duhet të ketë një master-plan e pa lidhur me investimet” shtoi ai.

Pas kësaj, vazhdon Dervishaj, shteti që të dal në treg duke kërkuar investitor pasi ka bërë një studim fizibiliteti për të kuptuar interesin dhe objektivat e këtij distanconi turistik. Pas kësaj, qeveria nis komunikimin me investitorët. Ky është procesi dhe nga praktika ndërkombëtare.

I pyetur nga gazetari Nolian Lole për mundësinë e një investime 1 miliard euro për këtë projekt, Dervishaj u shpreh se, është pak e vështirë kjo shifër prej 1 mld euro sepse reale përsa i përketë turizmit mund të jetë një investim 50 deri 100 milion euro ndërsa pjesa tjetër zakonisht janë investime Real Estate, që janë apartamente, shtëpi dhe kategori tjetër që nuk futen në pjesën e turizmit”.

“Të gjitha këto investime janë pjesë e një tregu të pasurive të patundshme botërore që e shfrytëzon një periudhë kohe, e bllokon dhe e shet kur ti rritet vlera në treg. Ne ende nuk jemi në këtë treg. Në çfarëdo lloje faze të jetë ky projekt dhe, i shpejt apo i vonë derisa të fillojnë investimet. Nga eksperienca botërore investimet zgjasin nga 4 deri në 5 vite dhe fillimi i funksionimit jo përpara 2030”shpjegoi ai.

Por eksperti thekson se, tregu i luksit ka ca kërkesa zinxhir për të gjitha shërbimet. Nuk mjafton vetëm hotelet resort por duhet të gjitha shërbimet që dikush ti ketë përreth.

“Unë mendoj që dhe qeveria duhet të bëjë dhe një investim për Jahtet dhe infrastrukturë elektrike që mund të zgjidhet me panele diellore. Ndaj duhet të zgjedhim që do i dedikohet luksit dhe një pjesë ekskluzivë me një hapësire të dedikuar apo do jetë i shfrytëzueshëm për masën në pjesën hotelerie”.