MENU
klinika

“Projekti 5000”

Çfarë po paralajmëron Serbia me trefishimin e forcave speciale?

20.03.2024 - 10:16

Ministria e Mbrojtjes dhe shtabi i ushtrisë serbe ka prezantuar planin për modernizimin e ushtrisë.

I quajtur “Projekti 5000”, plani bën fjalë për trefishimin e forcave speciale në shërbimin e rregullt ushtarak.

Sipas prezantimit që ka bërë ministria e Mbrojtjes, Serbia do të rrisë numrin e njësive speciale të sulmit ajror, njësitë speciale “Kobra” dhe struktura ushtarake të zbulimit.

Në një raport të realizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ky zhvillim i ushtrisë serbe shihet si një kërcënim për rajonin.

Armatosja e njësive të sulmit ushtarak nga ana e Serbisë, shihet si një kërcënim për vendet e tjera, të cilat do të detyrohen të rishikojnë planet e mbrojtjes. Kosova është shteti i parë më i rrezikuar nga armatosja në këto nivele e ushtrisë serbe, por edhe shtete të tjera si Kroacia, do të detyrohen të marrin masa.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë sugjeron se qeveria e Kosovës duhet të hartojë një plan të ri mbrojtjeje, pas rritjes së kapacitetit ushtarak të Serbisë.

Ndërkohë, vitet e fundit Serbia ka investuar miliona dollarë në blerjen e armëve moderne dhe teknologjisë së fundit ushtarake nga Rusia dhe Kina.

“Vuçiç dhe Thaçi ranë dakord për shfuqizimin e..."

Grenell zbulon se si dështoi ‘marrëveshja finale’ Kosovë-Serbi

REL: Më mirë të mos jetë, sesa të marrë notë negative

Prishtina s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE…

“Sekret i errët” fshihet pas vizitës së Xi Jinping

Presidenti kinez ‘po përdor’ Vuçiç për të ‘pushtuar’ Evropën