MENU
klinika

2 mijë trupa në Ukrainë

Si Macron po vepron në heshtje pa dijeninë e NATO-s

21.03.2024 - 09:30

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shfaqur një qëndrim gjithnjë e më të ashpër ndaj pushtimit rus të Ukrainës, me sa duket i lodhur nga mosveprimi i Presidentit Vladimir Putin në diplomacinë ose bisedimet e paqes. Ndërsa Macron u tërhoq nga komentet që bëri në fillim të këtij muaji, në të cilat ai sugjeronte se trupat e NATO-s mund të mbështesin forcat e Kievit, udhëheqësi francez nuk e ka përjashtuar sugjerimin e ndërhyrjes së këmbësorisë.Një seri postimesh në mediat sociale madje kanë nxitur polemika se bisedta e Macron kishte avancuar, duke pretenduar se ai ishte zotuar të fuste ushtarë në konflikt. Edhe Rusia, duket se është e bindur se premtimet e Macron nuk janë “boshe”. Franca thuhet se po përgatit një kontigjent për të dërguar në Ukrainë, sipas shërbimit sekret të jashtëm rus (SVR ), i cili madje është i bindur për këtë. Dhe sipas asaj që raportohet nga agjencia e lajmeve “Tass”,  agjenciaka marrë informacion në lidhje me qëllimet e Elysee dhe shqetësimet që ata do të kishin ngritur në mesin e oficerëve të lartë të Armée.

epa10942245 (L-R) French President Emmanuel Macron, Croatian Prime Minister Andrej Plenkovic, European Council President Charles Michel and Greece’s Prime Minister Kyriakos Mitsotakis during the second day of the European Council meeting in Brussels, Belgium, 27 October 2023. In a two-day summit on 26-27 October, EU leaders are expected to address the situation in the Middle-East and Ukraine, as well as the EU’s long-term budget, migration, and external relations. EPA/OLIVIER HOSLET

2 mijë trupa në Ukrainë

“Udhëheqjes aktuale të Francës nuk i intereson vdekja e francezëve të zakonshëm dhe shqetësimet e gjeneralëve.Sipas informacionit të marrë nga Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse, një kontigjent tashmë po përgatitet për t’u dërguar në Ukrainë,”tha drejtori i SVR Sergei Naryshkin. “Në fazën fillestare do të jetë rreth 2 mijë persona”, tha ai, duke theksuar gjithashtu frikën e ushtrisë franceze se një dislokim kaq i madh i forcave nuk do të kalojë pa u vënë re dhe se një numër i tillë ushtarësh nuk do të mund të vendosen në mënyrë diskrete në vendin e pushtuar.“Kështu që do të bëhet një objektiv legjitim dhe prioritar për sulmet nga forcat e armatosura ruse,” shpjegoi Naryshkin.Përmes deklaratave, ai po ashtu kujtoi pushtimin katastrofik të Perandorisë Cariste nga Napoleoni në 1812, i cili përfundoi me shkatërrimin e një pjese të madhe të trupave franceze dhe pikënisjen e shëmbëlltyrës zbritëse të sovranit korsik.”Shpata i pret të gjithë francezët që hyjnë në territorin e botës ruse ,” shtoi ai.

Lëvizjet e ushtrisë franceze

Pretendimet e pavërtetuara të Naryshkin erdhën në të njëjtën ditë kur gjenerali Pierre Schill, shefi i shtabit të forcave tokësore franceze, tha se ushtria franceze ishte gati për “angazhimet më të vështira”.Schill nuk iu referua në mënyrë specifike pushtimit rus në shkallë të plotë të Ukrainës dhe rrezikut të përhapjes së konfliktit, por ai tha se “burimet e krizës po shumohen dhe mbartin me vete rreziqet e rritjes ose zgjerimit”. Deklarata e Schill vjen pasi presidenti francez Macron refuzoi të përjashtonte dislokimin e trupave tokësore.Schill tha se Franca mund të mbledhë një divizion prej 20,000 trupash në një koalicion brenda 30 ditëve dhe të komandojë një ushtri prej rreth 60,000 ushtarësh duke u bashkuar me vendet e tjera aleate. Ushtria franceze thotë se ka 121,000 ushtarë dhe mund të thërrasë 24,000 rezervistë.

Deklaratat e Macron

Presidenti Emmanuel Macron foli për herë të parë për dërgimin e kontigjenteve të NATO-s në tokën ukrainase në fund të shkurtit, duke nënvizuar se si ishte e nevojshme t’i jepej një “tronditje” aleatëve perëndimorë për t’i bindur ata të ” bënin më shumë” në mbështetje të Kievit. Më 16 mars, banuesi i Elysee përsëriti idenë, duke shpjeguar se Franca ka armë bërthamore dhe një ushtri të aftë për të marrë iniciativën. ” Ne nuk duhet ta lëmë veten të trembemi, nuk jemi përballë një fuqie të madhe,” deklaroi ai në një intervistë me Le Parisien. “Ndoshta në një moment të caktuar do të jetë e nevojshme të kryhen operacione në terren, çfarëdo qofshin ato., për të kundërshtuar forcat ruse”, tha ai.Vendet e NATO-s, megjithatë, e kanë refuzuarnjëzëri idenë.Gjermania, Italia, Republika Çeke, Suedia dhe Sllovakia kanë përsëritur vazhdimisht kundërshtimin e tyre dhe Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg deklaroi gjithashtu se nuk ka plane për trupa luftarake të NATO-s në terren në Ukrainë. Vetëm Polonia është treguar e hapur ndaj kësaj mundësie, por pa caktuar një afat.