MENU
klinika

Fëmijët vranë babanë dhe zhdukën trupin

Djemtë e Pëllumb Metës janë takuar me njëri-tjetrin/ Detajet

20.03.2024 - 19:36

Gazetarja e Top Channel, Vali Qyfyrçi, ka ndarë disa informacione në “Breaking” me Fiori Dardhën, për fëmijët që vranë babain e tyre.

Ngjarja që tronditi opinionin publik në Shënavlash të Durrësit, ku babai dyshohet se u vra dhe më pas u fsheh trupi nga fëmijët e tij.

Gazetarja deklaroi se dy djemtë e Pëllumb Metës ndodhen në Burgun e Durrësit, ndërsa kanë pasur mundësi të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Për sa i përket Hygertës, ajo ndodhet në Burgun e Tiranës. Të tre fëmijët nuk janë lejuar të takohen me familjarët e tyre, pasi hetimet vijojnë ende.

“Përderisa jemi në kushtet e vazhdimit të hetimit, nuk lejohet që nëna, e cila vazhdon të jetë e dyshuar për ngjarjen, të takojë fëmijët që janë të akuzuar për vepra tqë rënda penale që është vrasja e babit të tyre dhe fshehje të krimit. Edhe motra e madhe, por në këto rrethana fëmijët nuk lejohen të takohen me familjarët. U lejohet vetëm të dërgohen ushqime për fëmijët që ndodhen në burgje, në Durrës, dy vëllezërit (Hyseni e Amarildo) dhe Tiranë që është Hygerta.

Vetë rrethanat e lejojnë një lloj komunikimi, kështu që mes vëllezërve është e pamundur të mos komunikojnë. Plus ata kanë pasur ata kanë qenë në ambientet e shoqërimit në Policinë e Durrësit. Gjithashtu kanë pasur kohë të flisnin mes tyre edhe përpara se ngjarja të zbulohej”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë”

Hygerta Meta: Kisha dy zgjedhje, të arratisesha ose ta vrisja!

Gjithçka ndodhi sot në gjykatën e Durrësit

Dëshmitë tronditëse të tre fëmijëve që vranë babanë


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin