MENU
klinika

"Po i mbani ‘kostumin’ e qepur në 2008"

Marrëveshja PS-Rithemelimi/ Adriatik Lapaj kritik ndaj opozitës: Nuk po i dilni kundër pushtetit!

20.03.2024 - 23:01

Koordinatori i Nismës “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj thotë se marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit është vazhdim i asaj të 2008 mes Ramës dhe Berishës.

Në emisionin “Opinion” në News24, Lapaj gjatë debatit me Dorian Telitin, anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD tha se opozita nuk po i del kundër pushtetit.

Sipas tij, pushteti nuk e do reformën zgjedhore, por edhe opozita po tregon që nuk do lista të hapura.

“Faktet deri tani tregojnë se nga ana e tij pushteti thotë ne nuk bëjmë reformë sa kohë ata të tjerët nuk duan. Po nuk u bë reformë do shkojmë me këtë reformë që jemi, thotë pushteti. Ndërkohë këta nuk kanë asnjë qëndrim zyrtar duke u fshehur pas artificave. Fakti është që nesër përfundon afati zyrtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe partitë politike nuk kanë çuar propozime që të bëjnë ndryshimin e sistemit”, tha Lapaj.

Pyetje: Mendon se kjo marrëveshje është vazhdimi i marrëveshjes Rama – Berisha 2008?

Adriatik Lapaj: Absolutisht po, sepse nuk ka një pozicion të qartë të asaj pjese të opozitës që të deklarohet që është për hapjen e sistemit zgjedhor. Deri tani ju nuk jeni pro hapjes së listave.

Sipas meje, faktet deri tani tregojnë se nga ana e tij pushteti thotë ne nuk bëjmë reformë sa kohë ata të tjerët nuk duan. Po nuk u bë reformë do shkojmë me këtë reformë që jemi, thotë pushteti. Ndërkohë këta nuk kanë asnjë qëndrim zyrtar duke u fshehur pas artificave. Fakti është që nesër përfundon afati zyrtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe partitë politike nuk kanë çuar propozime që të bëjnë ndryshimin e sistemit.

Nuk e duan, duan ta mbajnë peng këtë popull. Në më pyet mua për rikthimin e koalicioneve edhe unë jam që të kthehen koalicionet. Por ne jemi për një gjë më të madhe, të hapen listat, të bëhet një sistem proporcional me lista të hapura, që gara të hapet. Këto këta nuk kanë ndërmend ti bëjnë.

Kur Rama sillet me këta keq, thonë Edi Rama krimineli, kur këta sillen me popullin keq, që nuk pranojnë argumentin për ta demokratizuar vendin ne nuk duhet të mendojmë se këta janë të këqij si Edi Rama.

Nuk po i dilni kundër pushtetit, po mbani të njëjtin sistem, atë kostum që i keni qepur në 2008.