MENU
klinika

"Të gjithë së bashku mund ta mposhtim këtë qeveri"

“Qëndruat në 14 maj përballë regjimit”/ Luçiano Boçi nga Hasi: Beteja jonë është për të ardhmen!

21.03.2024 - 18:30

Nënktyetari i PD-së, Luçiano Boçi gjatë fjalës së takimit me strukturat e kësaj parti në Has, tha se bashkimi i Partisë Demokratike nuk është meritë e deputetëve, por e demokratëve.

Boçi tha se qytetarët e Hasit, qëndruan në zgjedhjet e 14 maijt përballë regjimit.

Më tej, nënkryetari i PD-së, theksoi se beta e demokratëve është për të ardhmen dhe se të gjithë së bashku, mund ta rrëzojnë Edi Ramën nga pushteti.

“Për herë të parë po e prish protokollin që përdoret në takime të tilla politike, dhe po arratisem në profesionit tim, atë të profesorit të gjuhës.

Në fakt duhet t’i referohem profesor Eqerm Çabej, i cili është marrë me kuptimin e fjalës Has. Dhe kuptimi është kryengritës, rebel i panënshtruar . Dhe më shumë se kuptimi i fjalës që studio profesor Çabej, ju e keni treguar duke i dhënë mbështetje Partisë Demokratike dhe liderit të saj Sali Berishës.

Jemi në muajin e shenjtë dhe pesha e fjalëve, ka atë tisin, ku fjalët tona duhet të jenë të mirë zgjedhura dhe pa harruar atë pjesën e historisë.

Pa harruar burrat dhe gratë që ka nxjerrë kjo trevë. Pa harruar Pjetër Bogdanin dhe duhet të citoj Pjetër Bogdanin dhe veprën kryesore të tij, “çeta e profetëve”, ja ku janë misionarët e Partisë Demokratike, të cilëve iu uroj agjërim të lehtë.

Të dashur pjesëmarrës, ju falenderoj në radhë të parë për këtë takim, por sidomos, t’ju falenderoja për rezultatin në zgjedhjet e 14 majit. Sepsi ai rezultat tregoi forcën jo vetëm të Hasit dhe veriut, por për të gjithë Shqipërisë. Jeni bërë një pikë referimi për çdo përballje dhe çdo demokratë.

Ne vimë këtu me ballin lart ku demokracia e ka thënë fjalën e saj, dhe njerëz nuk i ka mposhtur ky regjim. Janë ata njerëzit kryengritës që luftojnë për dinjitet, dhe për të drejtat e tyre.

Beteja jonë është për të ardhmen, për të ardhmen e Hasit dhe gjithë Shqipërisë. Ju ftoj t’i dalim ballë këtij regjimi.

Ky regjim nuk është politikë, pasi i ka rivalët politikë, por është si një pushtim, i cili kërkon të pushtojë fatet e njerëzve. Prandaj ne do të luftojmë, prandaj ne do ta rrëzojmë këtë regjim. Ne do ta mposhtim regjimin me bashkim.

Bashkimi nuk është meritë as e imja dhe e të tjerëve deputetë demokratë, por është e juaja. Ju e ruajtët dhe e shpëtuat Partinë Demokratike, siç bëtë në 97 dhe 2005. Prandaj besimi im është i madh tek demokratët e Hasit dhe gjithë Shqipërisë.

Edi Rama e ka humbur kartën për të qeverisur Shqipërinë. Edi Rama ka dështuar në arsim, ekonomi dhe siguri. Edi Rama e ka shpopulluar Hasin dhe gjithë Shqipërinë, duke goditur familjen shqiptare.

Ky njeri ka mision aferat, dështimet grabitjen dhe korrupsionit. Ja ka dorëzuar ekonominë krimit dhe koncesionet që po gllabërojnë fondet dhe vendosin për fatet e të tjerëve.

Beteja jonë duhet të jetë e fortë, pasi kemi pas demokratët dhe qytetarët. Kjo betejë, duhet të jetë si e fundit për ne. Unë kam besim se së bashku do e përmbysim regjimin.”, tha Boçi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ervin Salianji: Të tregojmë se jemi alternativa e Shqipërisë në 2025

“S’kemi asnjë ditë për të humbur, apo për të kaluar në eufori boshe”