MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kohët e fundit më skuqen faqet. Çfarë mund të më thoni?

22.03.2024 - 08:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kohët e fundit kam filluar të shqetësohem më skuqen faqet here pas here nuk ka rëndësi temperatura e ambientit. Kam frikë se mos ka të bëj me diçka të rrezikshme. Çfarë më thoni për këtë.

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Paraprakisht ajo çfarë mund të them bazuar në shpjegimin tuaj është se ka të bëj me temperaturën e brëndshme të trupit. Ju duhet të ulni temperaturën e trupit. Temperatura e trupit është një parametër i rëndësishëm për vlerësimin e shëndetit të të rriturve dhe fëmijëve, prandaj është e rëndësishme që vlerat të mbeten sa më afër vlerave normale. Temperatura normale e trupit në përgjithësi është e vendosur në rreth 37 °C, megjithatë, janë disa faktorë që mund të ndikojnë performancën.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.