MENU
klinika

"Aplikimin për investimin në Sazan e ka bërë, por…"

Rama tregon si është njohur me dhëndrin e Donald Trump

21.03.2024 - 23:07

Kryeministri Edi Rama ka treguar si është njohu me dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, i cili pritet të bëjë një investim të mundshëm në ishullin e Sazanit.

Rama tha se Kushner e ka takuar për herë të parë në Durrëes, ku kishte ardhur së bashku me gruan dhe miqtë e tij.

Kreu i qeverisë tha se është ftuar nga pronari i jahtit me të cilin udhëtonte Kushner dhe aty kanë patur një bisedë së bashku dhe me persona të tjerë. Ai rrëfen se pas kësaj bisede në Durrës ka patur disa takime me dhëndrin e ish-presidentit Trump.

“Unë e kam njohur krejt rastësisht, sepse ai ka ardhur bashkë me gruan dhe miqtë të tjerë për të vizituar Shqipërinë me një jaht. Ai që është pronari i jahti dhe që ishte pritësi i tyre më ftoi ku ata kishin ndaluar në Durrës dhe por të vazhduar. Shkova kemi biseduar dhe kaq, aty ka qenë një grup i madh njerëzisht, pastaj jemi takuar herë pas here”, tha Rama në emisionin Opinion.

Po ashtu Rama u shpreh se dhëndri i Donald Trump e ka bërë aplikimin për investimin në ishullin e Sazanit, por pritet të kalojë në siten e agjencisë për të vazhduar me tej në shkallët e tjera.

“Ata kanë bërë si të gjithë investitorët aplikimin për Sazanin. Kanë shprehur interes, tani duhet të kalojë sitën e agjencisë nëse përputhet me kriteret më pas vazhdon me shkallët e tjera”, tha Rama.