MENU
klinika

Një i plagosur

Operacion antidrogë në Tiranë/ Trafikantët tentojnë të godasin policët me makinë, efektivët hapin zjarr

22.03.2024 - 11:49

Në makinë u gjetën 1 kg kokainë. Mësohet se janë ndaluar dhe dy persona të tjerë që ishin në automjet. 

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme gjatë një operacioni antidrogë në Tiranë.

Operacioni u zhvilluan Rrugën e Kavajës por policia ka hasur në rezistencë.

Një automjet nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe shoferi tentoi të godasë policët. Policia ndodhur në këtë situatë është detyruar të qëllojë me armë zjarri. Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, Enea Sulejmani, i cili u neutralizua më pas. Në makinë ju gjetën 1 kg kokainë. Mësohet se janë ndaluar dhe dy persona të tjerë që ishin në automjet.

Raportohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e përplasjes makina e policisë ka pësuar dëme të shumta, ndërsa policët janë rrëzuar për tokë, por për fat të mirë nuk raportohet për dëme serioze. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta, përfshirë edhe AMP-në.

Sot më datë 21.03.2024, në vendin e quajtur rruga “Mihal Duri”, gjatë një operacioni policor të strukturës për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, kanë qenë duke kryer veprime operacionale në kuadër të procedimit penal nr. 496 te vitit 2024, veprime të autorizuara nga organi i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip “Volksëagen Tiguan” me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien  automjetin e sherbimit të policisë. 

Gjatë tentativës për t’u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur shtetasi E. S., i cili është dërguar menjëherë në spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë. 

Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë.

Janë njoftuar strukturat e AMP-se të cilat do të kryejnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

AMP, pas kryerjes së veprimeve të para në vendngjarje dhe sqarimit të të gjitha rrethanave do të bëjë njoftim të plotë mbi këtë ngjarje“, tha policia.