MENU
klinika

Trafiku i kokainës dhe plumbat kundër policisë

Gazetari tregon detajet: Agjenti i infiltruar zbuloi grupin

22.03.2024 - 13:07

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i mbrëmshëm në kryeqytet, që përfundoi me plagosjen e Enea Sulejmanit dhe vënien në pranga të dy të tjerëve.

Dy persona e tjerë të cilët janë arrestuar, janë Ilir Begaj dhe Shkëlqim Ostreni. Sulejmani rezulton ish-kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës.

Gazetari Edison Vatnikaj tha se zbulimi i këtij grupi kriminal që vuri në rrezik jetën e efektivëve të policisë u bë i mundur përmes hetimit të zhvilluar nga një agjent i infiltruar, i cili u kamuflua si porositës i kokainës që u kap në makinën e tre të rinjve.

Operacioni

Igli Begaj 20 vjeç dhe Shkelqim Ostreni 26 vjeç, përfunduan në pranga e policisë në operacionin që përfundoi me plagosjen e më pas arrestimin e Enea Sulejmanit.

Në momentin e ndalimit ai nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe i ka dhënë me shpejtësi mjetit të tij duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Ka qenë ky momenti ku një prej efektivëve ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të tij duke e lënë të plagosur.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nuk rezulton që efektivet të kenë bërë shkelje, për shkak se atyre u është rrezikuar jeta.

Tre personat që u arrestuan dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut dhe do të shkëmbenin drogën tek vendi ku u kapen nga agjentet e antidrogës.

Dëshmitë e të arrestuarve

Shkëlqim Osteni, njëri prej tre trafikantëve që u përfshi në sulmin me makinë ndaj patrullës së policisë, pasi u pikasën nga këta të fundit me 1 kg kokainë në automjet mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka dhënë dëshminë e tij para prokurorëve dhe policisë së Tiranës.