Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës, ku disa të rinj janë konfliktuar me njëri tjetrin me shkopinj.
Policia thotë se 4 persona kanë dhunuar një 30-vjeçar, që siç shihet edhe nga pamjet e kanë goditur dhunshëm me sende të forta.
Policia ka identifikuar autorët dhe vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Ata janë: Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri. Ndërsa personi i dhunuar eshte identifikuar si Ramadan Hasani.
Si ka nisur sherri
Sherri ka nisur në datën 14 Shkurt dhe sipas burimeve nga policia mësohet se ka qenë Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën dhe më pas ditën e sotme Selima së bashku me një familjar dhe dy shokë kanë gjetur Ramadan Hasanin dhe e kanë sulmuar me leva hekuri dhe shkopinj.
Njoftimi i policise
Katër të rinj rrahin barbarisht me shkopinj 30-vjeçarin në servisin e automjeteve. Policia identifikon autorët
Korçë/Dëmtuan me sende të forta një shtetas ditën e sotme, për motive të dobëta, Policia identifikon dhe vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.