MENU
klinika

"Alarm për Policinë e Shtetit, të vëmendshëm ndaj këtij fenomeni"

Dhuna me shkopinj në servisin e makinave, reagon ministri i Brendshëm

22.03.2024 - 17:53

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me rastin e dhunës mes të rinjve ditën e sotme në Korçë. Sipas ministrit, policia duhet t’i kushtojë vëmendje rasteve të tilla, me qëllim parandalimin e tyre.

Rasti i sotëm në Korçë, -thotë ministri – apo ai i pak ditëve më parë në Fier, janë alarme që duhet ta mbajnë Policinë e Shtetit të vëmendshme dhe ndaj këtij fenomeni

“Policia e Shtetit duhet t’i kushtojë gjithmonë e më shumë vëmendje rasteve të dhunës mes adoleshentëve dhe të rinjve, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të tyre në ngjarje kriminale. Rasti i sotëm në Korçë, apo ai i pak ditëve më parë në Fier, janë alarme që duhet ta mbajnë Policinë e Shtetit të vëmendshme dhe ndaj këtij fenomeni. Konfliktet nisin shpesh herë online dhe më pas degradojnë në dhunë fizike apo akte kriminale”, shkruan ministri i Brendshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN