MENU
klinika

“Do të merret i pandehur për 21 janarin”

Braho: Berisha bëri presion që dosja të mos kalonte në duart e SPAK-ut

22.03.2024 - 17:58

Ish-deputeti i PS, Spartak Braho i ftuar në emisionin “Breaking” me gazetaren Fiori Dardha në Top News, foli për dosjen e 21 janarit që tashmë do të merret nën hetim nga SPAK.

Braho akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha si përgjegjës për vrasjet e 4 protestuesve, duke u shprehur se kreu i Rithemelimit do të merret i pandehur si pjesë e zinxhirit komandues që urdhëroi që Garda të hapte zjarr.

Sipas ish-ligjvënësit, Berisha ka bërë presion që dosja e 21 janarit të mos hetohej nga SPAK.

“Ajo çështje nuk është vlerësuar me seriozitet. Është një turp për organet tona të drejtësisë edhe të atyre që ekzistonin para reformës në drejtësi. Berisha është 100% përgjegjës për ato vrasje, është pjesë e zinxhirit komandues që urdhëroi vrasjen e 21 janarit. Nëse doni një parashikim nga unë, Berisha do merret i pandehur dhe të përgjigjet penalisht për ato vrasje.

Pavarësisht pirueteve që bën, edhe e majta në këtë rast që nuk ka qenë aktive. Por edhe këmbënguljeve të Berishës për të bërë presion për të arritur tek ai fakt që çështja të mos i drejtohet për hetim SPAK-ut. Por SPAK-u është i detyruar të hetojë. Materiali është voluminoz, por mendoj se SPAK-u i ka të gjitha mundësitë për ta zbardhur ngjarjen”- tha mes të tjerash Braho.