MENU
klinika

Rritet interesi për të investuar në Vlorë

Rriten çmimet, Lungomare zona më e lakmuar

22.03.2024 - 18:08

Shtrenjtohen çmimet e pasurive të paluajtshme në qytetin bregdetar të Vlorës. Agjentët imobiliarë thonë se aktualisht zonat përgjatë bregdetit në Lungomare po shiten me 2-3500 euro metri katror. Pritshëmritë janë që çmimet të vijojnë të rriten.

Kjo situatë ka ardhur si pasojë e kërkesave të shtuara për blerje kryesisht nga të huajt si italianë, anglezë e rusë.

Edhe qiratë në Vlorë kanë njohur një rritje të konsiderueshme dhe kjo tendencë pritet të forcohet me afrimin e veres.

Shtrenjtimi i çmimeve të vilave dhe apartamenteve po vijon pothuajse përgjatë gjithë bregdetit kryesisht në zonat rezidenciale në Vlorë Sarandë e Durrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çmimet e banesave për metër katror

“Një apartament sot, i paarritshëm për qytetarët”