MENU
klinika

"Privati thjesht përfiton…"

PPP-të për rrugët, eksperti: Janë të gjitha investime nga shteti

22.03.2024 - 18:10

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko në një intervistë televizive tha se asnjë rrugë në Shqipëri nuk bëhet me partneritetet publik-privat pasi të gjitha rrugët investohen me fonde publike.

“Ne e kemi rrëzuar tërësisht partneritetin publik privat dhe e kemi bërë vetëm partneritet publik. PPP janë forma që alternojnë kontributin privat dhe paratë në fillim i hedh privati dhe ia shlyem me kalimin e kohës.

Këtu nuk kemi asnjë rrugë që të jetë mbaruar 100% nga investim privat dhe më pas kur të fillojë operimi të paguajmë kostot e rrugës. Këtu të gjitha rrugët janë investuar me fondet e buxhetit të shtetit, i cili alokohen vit pas viti.

Ku është koncesioni këtu? Këtu është tender. Nëse afati një tenderi është 1 vjeçar këto janë shumë vjeçar. Nëse do të kishte partneritet publik privat, privati duhet ta ndërtonte tërësisht rrugën dhe kur makinat të kalonin, shteti të paguante pjesë, pjesë. Ne për të gjitha rrugët ua kemi parapaguar”, theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama poston video nga rruga Shëngjin-Velipojë

“Do të jetë një nga rrugët më spektakolare të Mesdheut”