Karbohidratet e fermentueshme, si buka e bardhë, makaronat, patatet e skuqura dhe drithërat janë më të këqija se ëmbëlsirat kur bëhet fjalë për përkeqësimin e shëndetit të dhëmbëve. Ekspertja dentare Whitney DiFoggio tha se:
Arsyeja pse karbohidratet e fermentueshme janë kaq të dëmshme për dhëmbët është sepse ato shpërbëhen në mënyrë specifike në sheqerna ndërsa janë ende duke u përtypur në gojën tuaj.
Ekspertja shtoi se këto karbohidrate rrisin mundësinë e prishjes së dhëmbëve sepse pështyma punon shumë për të hequr ushqimin e ngjitur në dhëmbët tuaj. Kjo e bën gojën më acidike. Për më tepër, ushqimet që kërkojnë kafshim dhe përtypje më të rëndë, të tilla si perimet e freskëta apo edhe çokollata e zezë, janë çuditërisht të dobishme për dhëmbët tuaj pasi ato lahen lehtësisht. Ekspertja vijon se:
Drithërat integrale, nga ana tjetër, janë zakonisht më të shëndetshme për shëndetin tuaj dentar. Konsumojini këto ushqimet në një vakt, sepse ngrënia gjatë gjithë ditës është më e keqja që mund të bëni për dhëmbët pasi goja është vazhdimisht acide.
Përparësitë e dietave kanë të bëjnë me humbjen e shpejtë të peshës, mirëpo pasojat e saj ndikojnë në shëndetin e dhëmbëve. Problemet e tilla i ka hulumtuar Dr.Samir Patel, drejtor i Klinikës dentare në Londër. Dietat e njohura me lëngje mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe t’i dëmtojnë mishrat. Frutat dhe perimet përmbajnë nivele të larta të acideve.
Këto acide i dëmtojnë dhëmbët në mënyrë të ngjashme si edhe lëngjet e gazuara. Dietat ‘milkshake’ janë të pasura me sheqerna gjë që, natyrisht, i shkatërron dhëmbët. Dieta “5:2” nënkupton një plan të ngrënies gjatë së cilit njerëzit hanë ushqime me nivel të ulët të karbohidrateve dhe përmbajtje të lartë proteinike. Ky regjim është shkaktar për erën e keqe të gojës. E mira është që ushqimet e shëndetshme t’i përgatitni vetë në mënyrë që të kontrolloni përmbajtjen e sheqerit, kripës dhe yndyrës. /TAR/