MENU
klinika

“Edhe Ceno Klosi e ka vendin në burg, si drejtori i ARRSH”

Gazment Bardhi: Dy personat që mbronin “shpatullat” e Ballukut, duke blerë vota në Dibër

24.03.2024 - 13:00

Gazment Bardhi nga Dibra ka deklaruar se ashtu si Evis Berberi, kreu i ARRSH, i cili u arrestua, edhe Drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi e ka vendin në burg.

Nga Dibra, ku u zhvillua një takim me demokratët, Bardhi tha se Ceno Klosi dhe Evis Berberi ishin dy personat që i mbronin shpatullat ministres Balluku duke i blerë vota.

Bardhi tha gjithashtu se PD është më e bashkuar dhe më e fortë dhe eshte gati për t’u përballur me betejën për zgjedhjen e 2025-ës.

“Një tjetër leksion që kemi marrë nga Dibra dhe u përpoqëm që ta bëjmë realitet, ishte nevoja për bashkim. Sa herë që keni qenë të bashkuar, e keni mundur PS. Lajmi i mirë për demokratët e Dibrës dhe të gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë, është që pas 2 vitesh, PD është më e bashkuar dhe më e fortë, gati për t’u përballur me betejën për zgjedhjen e 2025-ës. Nëse do të masës qeverisjen e Ramës, shiko Rrugën e Arbrit. Rruga është gjysmë e shkatërruar, dhe e painuguruar. Paratë shkojnë te xhepat e ministrave dhe drejtorëve, që më pas me paratë e korrupsionit, vinë dhe blejnë dinjitetin e shqiptarëve të rrënuar.

Shembullin e keni në 14 maj. Kush ishin dy njerëzit që mbulonin shpatullat e Belinda Ballukut në Dibër? Evis Berberi, Drejtori i ARRSH, që me paratë e korrupsionit nuk la derë dibrani pa i blerë votën dhe Ceno Klosi, drejtori i famshëm i Tatimeve, që do të ketë fatin e të parit, shumë shpejt sepse çdo i korruptuar e ka vendin në burg. Ky është modeli që ka ngjallur Edi Rama. Skemën e ndihmës ekonomike në disa raste mund ta përdorë dhe për blerje votash, por varfëria është shtuar.”, tha Bardhi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN