MENU
klinika

Sulmi terrorist në Moskë

Rusia ul flamujt në gjysmë-shtizë në gjithë vendin dhe shpall ditë zie

24.03.2024 - 14:52

Më 24 mars në Rusi është shpallur ditë zie kombëtare, për të kujtuar viktimat e një sulmi në sallën e koncerteve në periferi të Moskës, në të cilin kanë mbetur të vdekur 133 persona.

Flamujt janë ulur në gjysmë-shtizë në gjithë vendin, derisa rusët vazhdojnë të dërgojnë lule të zonën afër sulmit.

Autoritetet kanë thënë më 24 mars se 154 persona janë plagosur në sulm, ndërsa të paktën tre fëmijë janë në mesin e të vrarëve.

Pajisje të rënda janë parë në zonën e incidentit, duke e pastruar zonën dhe duke larguar strukturat e rënda që janë shkatërruar.

Sulmi i 22 marsit është më i rëndi për Rusinë, prej vitit 2004, kur një sulmues pati marrë peng 1.000 persona në një shkollë në Beslan, dhe më pas 333 persona kanë vdekur, gjysma e tyre fëmijë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkon në mbi 90 numri i viktimave

Sulmi terrorist në Moskë, arrestohen 11 persona

Zyrtarë të lartë rusë akuzuan Ukrainën

DW: E ka injoruar Moska rrezikun e terrorit islamist?