MENU
klinika

Rithemelimi heq dorë nga hetimi i dy koncesioneve

Çfarë pritet të ndodhë në Komisionin Hetimor për PPP në Shëndetësi

24.03.2024 - 15:24

Pas një beteje disa mujore në Kuvend për ngritjen e Komisioneve Hetimore, të hënën do të nisë punën Komisioni i parë hetimor, nga dy të fituar nga opozita: ai për Koncesionet në Shëndetësi.

Kryetarja Albana Vokshi ka thirrur në orën 11:00 mbledhjen e parë të Komisionit, që përgjatë 4 muajve do të bëjë hetimin parlamentar të dy koncesioneve të dhëna në shëndetësi: Sterilizimin dhe Check-Up, të dy nën hetim edhe nga organet e drejtësisë.

Pa dhënë shumë shpjegime, opozitarët e Rithemelimit kanë hequr dorë nga hetimi për 2 kontrata të tjera koncesionare, atë të hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë. Koncesioni i hemodializës është fituar që në 2015-tën. Ndërsa kontrata koncensionare për laboratorët mjekësorë është përfolur si një firmë fituese në Holandë e lidhur po me të njëjtin emër.

Kujtojmë se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë u ngrit me 95 vota pro të enjten e kaluar në parlament, 71 prej të cilave nga PS dhe vetëm 24 nga pala kërkuese, opozita.

Mes 45 deputetëve që nuk votuan ngritjen e komisionit përveç 20 të Rithemelimit ishin edhe deputetët e Bashës ligjvënësit e PDIU, Partisë së Lirisë dhe aleatët e partive të djathtë.

Komisioni Hetimor për shëndetësinë përbëhet nga 15 anëtarë, 7 nga opozita dhe 8 nga maxhoranca, që përbri kryetares opozitare Albana Vokshit, i kanë besuar nënkryetarin ligjvënësit më të ri socialist Plarent Ndrecës.

Bashkë me Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi është ngritur edhe ai për sistemin tims që do të drejtohet nga Ervin Salianji. Këto dy komisione u ngritën në këmbim të kthimit të punimeve normale të parlamentit, që Rithemelimi e mbante në kaos prej tetorit.

Anëtarët e Komisionit Hetimor për PPP në Shëndetësi

1- Albana Vokshi Kryetar PD

2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS

3- Klodiana Spahiu Anëtar PS

4- Milva Ekonomi Anëtar PS

5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS

6- Ilir Metaj Anëtar PS

7- Edona Bilali Anëtar PS

8- Petro Koçi Anëtar PS

9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS

10- Zheni Gjergji Anëtar PD

11- Ina Zhupa Anëtar PD

12- Edmond Spaho Anëtar PD

13- Saimir Korreshi Anëtar PD

14- Xhelal Mziu Anëtar PD

15- Petrit Vasili Anëtar PD

Anëtarët Zëvendësues

1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS

2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS

3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD

4- Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD