MENU
klinika

Ekipet e mbyllin takimin me nga 8 lojtarë

Plas sherr masiv mes Partizanit dhe Vllaznisë në kampionatin U19

24.03.2024 - 19:15

Ndeshja e sotme e kampionatit të moshave U19 mes Partizanit dhe Vllaznisë në “Arenën e Demave”, është mbyllur me një sherr masiv, që ka përfshirë lojtarët e të dy skuadrave.

Në minutën e 90 të sfidës, me rezultatin që nuk ishte aspak në diskutim, pasi shifrat ishin 5-0 për të kuqtë, një përplasje në mesfushë degjeneroi në sherr masiv. Gjeta i Partizanit goditi me grusht një lojtar të Vllaznisë dhe kjo solli reagimin e lojtarëve të tjerë të kuqebluve.

Kështu nisi një sherr ku u përfshinë të dy ekipet dhe që u ndal me vështirësi nga stafet teknike të dy skuadrave dhe forcat e sigurisë. Në fund gjyqtari nxori 3 nga kartonë të kuq për secilën skuadër duke larguar nga fusha Lutajn, Malajn dhe Gjetën nga Partizani si dhe Lekajn, Zymerin e Kubazin nga radhët e Vllaznisë.