Terroristët e ISIS-it, të cilët u akuzuan për sulmin e mbrëmjes së të premtes në Moksë dhe kanë pranuar fajësinë, pasi u kapën janë torturuar shërbimet ruse të sigurisë.
Të dyshuarit për vrasjen e 137 personave në sallën e koncerteve dolën në gjykatë me shenja të dukshme të dhunës së ushtruar ndaj tyre, ku shihen të gjakosur dhe mavijosur.
Shërbimet e sigurisë së Putinit kanë publikuar pamjet e tmerrshme të marrjes në pyetje të tyre.
Në një video tronditëse një prej të dyshuarve, Saidakrami Murodali Rachabalizoda i prenë veshin dhe më pas e detyruan të hante. Një tjetri i kanë hequr syrin dhe ishte i mbuluar me gjak.
Ndërkohë, një tretë u filmua i lidhur pranë një pylli, ndërsa hetuesit i bënin pyetje.
Ndërsa terroristit Shamsuddin Fariddun iu bë goditje me elektroshok në organet e tij gjenitale teksa i dilte shkumë nga goja.
Shamsuddin Fariddun shtrihet në dyshemenë e një palestre me pantallonat e hequra dhe telat e vendosura në zonën e ijeve. Në anën tjetër ato janë të lidhura me një radio ushtarake me një bateri 80 volt.
Gjykata e rrethit Basmanny e Moskës akuzoi katër të dyshuar për akte terrorizmi në lidhje me sulmin dhe i identifikoi si Dalerdzhon Mirzoyev, Saidakrami Rachabalizoda, Shamsidin Fariduni dhe Muhammadsobir Fayzov.
Të arrestuarit janë të gjithë shtetas të ish-republikës sovjetike të Taxhikistanit që jetojnë në Rusi.
Deri më tani janë arrestuar 11 persona, përfshirë katër personat e dyshuar të armatosur, të cilët u larguan nga salla e koncerteve dhe u nisën për në rajonin Bryansk, rreth 340 km në jugperëndim të Moskës.