MENU
klinika

"Nuk ka interesa personale, por kombëtare"

“Fronti Europian”, M. e Veriut nënshkruan marrëveshjen

25.03.2024 - 15:06

Kryetarët e BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, të LP-së, Skender Rexhepi, të PDE-së, Arijanit Hoxha dhe i PDSH-së, Menduh Thaçi kanë nënshkruar sot marrëveshjen për themelimin e Frontit Europian, për zgjedhjet që do të mbahen këtë vit atje. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Arijanit Hoxha tha se kjo garë e Frontit Evropian është si UÇK e vitit 2001 në Maqedoni dhe se prijësi i tyre është Ali Ahmeti.

Ndërsa, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë fjalimit tha se kjo është garë me Rusinë jo me kryetarët e opozitës. Nga ana tjetër, Skender Rexhepi tha se fitorja e Bujar Osmanit në zgjedhje presidenciale do të thotë fitore bindëse për Frontin Evropian në zgjedhjet Kuvendare. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij tha se ky koalicion është vazhdimësi e nismës së Arben Xhaferit.

“Miqësia jonë e sotme do të thotë vazhdimësi e bashkëpunimit që e nisëm me Arben Xhaferin. Sot e vazhdojmë një rrugëtim kombëtar. Ky front nuk ka interesa personale, por ka interesa kombëtare”, tha Ahmeti.

Presidenti “në duar” edhe të shqiptarëve

Dy palë zgjedhje në Maqedoninë e Veriut

Analiza e DW: Tensione midis opozitës dhe partive shqiptare

Zgjedhësit e zhgënjyer mund ta ndëshkojnë qeverinë në RMV!

Cila parti do të jetë pjesë e qeverisë së re

Zgjedhjet në RMV/ Vota e shqiptarëve, përcaktuese

Zgjedhjet në M. e Veriut/ Analistët për VOA

“Retorika nacionaliste, e dëmshme për demokracinë”