MENU
klinika

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Ura në Maryland u shemb pas përplasjes së anijes, FBI në vendngjarje

26.03.2024 - 12:31

Guvernatori i Maryland, Wes Moore, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për njerëzit në ujë. Dyshohet se 20 persona kanë rënë në lumin Patapsco pas shembes së urës Francis Scott Key.

“Ne jemi mirënjohës për burrat dhe gratë e guximshme që po bëjnë përpjekje për të shpëtuar personat që ndodhen në ujë dhe lutemi për sigurinë e të gjithëve”, tha guvernatori.

“Ne do të mbetemi në kontakt të ngushtë me entitetet federale, shtetërore dhe lokale që po kryejnë përpjekjet e shpëtimit ndërsa vazhdojmë të vlerësojmë dhe t’i përgjigjemi kësaj tragjedie”, përfundoi ai.

FBI raportohet se ka shkuar në vendngjarje duke ndihmuar autoritetet lokale në hetim.