MENU
klinika

"Himarën e donte për burrin e vet!"

Klevis Balliu: Jorgo Goro tjetërsoi pronat me urdhër të Xhaçkës

26.03.2024 - 13:30

Shef i Organizimit në Partinë Demokratike dhe ish deputeti demokrat, Klevis Balliu thotë se Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj ish deputet janë simboli i konfliktit te interesit.

Me anë të një postimi në Facebook, Balliu thotë se Jorgo Goro është pjesë e aferës së tjetërsimit të pronave në favor të burrit të Olta Xhaçkës.

Sipas tij, ish ministrja është simbol i pandëshkueshmërisë dhe së bashku me burrin e saj duhet të ishin para drejtësisë.

“Xhaçka Gate simbol i pandeshkueshmerise! Olta Xhaçka dhe burri i saj janë simboli i konfliktit te interesit, vjedhjes se prones dhe mungeses se drejtesise te pavarur dhe te barabarte.

Burri i Olta Xhackes është shpallur investitor strategjik me votat e kabinetit, pjese e te cilit ishte edhe vajza e Natashes, qe këtu mbaron çështja, e qarte për gjithkënd.

Se dyti, tjetërsimi i pronave nuk është bere nga dëshira apo dashuria e Goros i cili shume mire qe është arrestuar sepse është pjese e aferes, por Goro e ka bere sepse ministria Xhacka e ka urdhëruar, instruktuar, qe Himarën e do për burrin e vet.

Te arrestosh gjithë Himaren qe te mos arrestosh Olten, kjo nuk është drejtësi.

Olta Xhaçka dhe burri i saj duhet te ishin sot para drejtësisë, ndërkohë ato gajasen te dehur nga luksi qe i kane tjetërsuar Himares”, shkruan Klevis Balliu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN